Hëna e re e 9 shtatorit do të sjellë momente tepër emocionuese për ju përshkuar nga energji të shumta pozitive. Dy javë pas hënës së re do të shihni si do t’ju hapen rrugë të reja në jetë: ngritje në detyrë, një marrëveshje e suksesshme apo një ide e re biznesi. Më mirë akoma, mund të merrni një çmim apo të nderoheni për kontributin tuaj në një fushë të caktuar.
Mundësi të shkëlqyera do t'ju trokasin në derë, ndaj sigurohuni të keni një CV të mirëshkruar ose në rast se po kërkoni një punë më kreative, realizoni dhe bëni bashkë disa punë tuajat. Është koha të shfaqni veten, bota duhet t’ju njohë!
Së fundmi keni shpenzuar shumë por më në fund do të arrini të vendosni ekuilibrat. Në ditët në vijim ju pret një periudhë më e qëndrueshme që do t’ju ofrojë rritje të financave dhe siguri për ditët e ardhshme. Shtatori do të jetë muaji ku ju mund të bëni realitet një ide apo të hidhni mbi letër çdo frymëzim spontan.
Siç jua thamë pak më sipër, në fillim të shtatorit pritet që karriera të arrijë kulmin. Qarkoni me bojë të artë këto data: 7, 11, 15 dhe 16. Nga ana tjetër edhe 24 shtatori do të luajë një rol kyç; për 4 ditë në vazhdim do të mendoni seriozisht rreth jetës suaj si dhe do të vendosni ç’të bëni me lidhjen dashurore, nëse ia vlen apo jo ta vazhdoni.
Fundjava e 22- 23 shtatorit është idealja për të udhëtuar, një udhëtim që do të mund t’ju mbushë plot energji dhe motiv për të vazhduar para, edhe më para! Dashuria, romanca dhe kujdesi ndaj fëmijëve do të jenë gjatë gjithë kohës në mendjen tuaj.
Edhe diçka tjetër, shtatori do të jetë plot surpriza. Një shtatzëni e paparashikuar që do të hapë debatin nëse mundni apo jo të mbani një fëmijë si dhe nje ftesë në një eveniment prestigjoz. Mendojeni mirë prezencën tuaj, mund të mbeteni pa para dhe pa mundur dot të paguani faturat.
Duke qenë një njeri shumë punëtor dhe gjithmonë i interesuar për të ecur para, keni përfituar nga klientet që kanë qenë me pushime ne fund te gushtit për të bërë edhe ju një pushim të shkurtër.Më shumë udhëtime do të vijnë në shtator. Ky udhëtim i këtij muaji me shumë mundësi do te jetë për kënaqësinë tuaj por edhe për arsye pune.
Hëna e re në Virgjereshë, me saktësisht data 9 shtator do të bëjë të mundur një udhëtim në dy javët e ardhshme me shumë mundësi në një vend malor. Nqs nuk do të largoheni gjëkundi, mund të jeni duke studiuar jashtë shtetit ose duke u regjistruar në një universitet në vendin tuaj. Kjo hënë e re do të jetë shume motivuese, duke pasur edhe ndihmën e Plutonit, planeti që bën të ktheni ëndrrat në realitet.
Në qoftë se punoni ne media, puna juaj do të shkojë jashtëzakonisht shumë mirë dhe klientë të rinj do të telefonojnë për projekte të reja. Edhe çështjet ligjore do të shkojnë shumë mire, nqs do ju duhet të firmosni një kontratë bëjëni sa me shpejt, brenda datës 9 shtator. Dita juaj më e mirë do të jete 11 shtatori.
Kjo do të jetë një ditë me pesë yje, ku Jupiteri dhe Plutoni do të jenë në sinkronizim, një event i rralle që nuk do të ndodhë edhe për dy vjet. Jupiteri është ne shtëpinë tuaj të miqësisë dhe me shumë mundësi një mik do ju ndihmojë të ecni përpara. Datat 7, 14 dhe 23 do të jenë ditët më të mira për të firmosur dokumenta në lidhje me çështje import- eksporti, çështje ndërkombëtare apo negocime kontraktuale.
Dita 18 do të jetë dita që duhet të rrini jashtë marrëveshjeve financiare.Data 24 nuk do të jetë shumë e lehtë, duke qenë se mund të jeni të detyruar të diskutoni me një familjar në lidhje me çështjen e banesës suaj. Do t'ju duhet t'i mbushni mendjen në lidhje me ndryshimet që do të doni të beni në shtëpi.
Kur Afërdita të hyjë në shenjën e Akrepit, nga 9 shtatori deri ne 7 janar, jeta juaj sociale do të pësojë një ngritje. Do të keni shume fat në lidhje me gjetjen e një dashurie të re nga data 6 dhjetor deri në 2 janar. Tetori dhe nëntori nuk do të jene muajt më të mirë për rritjen tuaj në karrierë.
Do të bëni një progres shumë të mirë në janar duke qenë se shume planete do të mblidhen ne shenjën tuaj. Siç e thamë do të keni një muaj shumë të mirë për sa i përket udhëtimeve, studimeve, medias dhe përfitimeve financiare. Përqëndrojeni vëmendjen tuaj në këto fusha.