Harry & Meghan Speciale

Princ Harry dhe Meghan zgjodhën emrin më të lezetshëm për qenushin e tyre

3 Shtator 2018

Princ Harry dhe Meghan zgjodhën emrin më të lezetshëm

Pak ditë më parë, u tha se Princ Harry dhe Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, adoptuan një qen të llojin labrador në fillim të verës. Qeni jeton me çiftin mes shtëpisë në Cotswolds dhe asaj në Kensington Palace, i cili refuzoi të komentonte mbi thashethemet. Megjithatë, burime pranë Daily Mail konfirmojnë lajmin sërish duke zbuluar edhe emrin e qenushit.

Sipas tyre, qeni labrador ka emrin Oz. Kaq, shkurt, pastër e pa gabime: thjesht Oz.

Meghan i ka dashur gjithnjë qentë. Në fakt, një prej qenve të saj, një beagle i quajtur Guy, jeton në Londër me të. Madje, Guy u trajtua si mbretëror i vërtetë kur udhëtoi në të njëjtën makinë me Mbretëreshën drejt dasmës së Harry-t dhe Meghan-it në Windsor. Bogart, qeni tjetër i Meghan-t, qëndroi në Los Angeles te një mikeshë e saj.

Princ Harry dhe Meghan zgjodhën emrin më të lezetshëm

Oz iu shtua familjes pak kohë pasi Mbretëresha Elizabeth eutanazoi qenin e saj të fundit, një corgi të quajtur Willow. Willow ishte brezi i katërmbëdhjetë i corgive mbretërorë, pasi ishte trashëgimtar i drejtpërdrejtë i Susan, qenit të parë të mbretëreshës.