Social Buzz

5 shenja që tregojnë se jeni shumë tërheqës, por thjesht s’e dini!

5 Shtator 2018

5 shenja që tregojnë se jeni shumë tërheqës, por

Zakonisht njerëzit e vënë gjithnjë në dyshim aftësinë e tyre për të bërë të tjerët për vete. Ky është pikërisht momenti kur fillojnë gjejnë edhe mangësi që nuk i kanë, tek vetja. Ndonjëherë, kjo mund të jetë diçka e mirë pasi të ndihmon të zhvillohesh, por nëse këto kthehen në komplekse nisin problemet me vetëbesimin.

Ajo çfarë ne do t’ju tregojmë më poshtë janë disa shenja të cilat ju i injoroni, por në të vërtetë tregojnë se jeni shumë më tërheqës për të tjerët nga ç’mendonit.

5 shenja që tregojnë se jeni shumë tërheqës, por

1. Njerëzit nuk ju komplimentojnë shpesh

A ju kujtohet ndonjë situatë kur ishit 100% e sigurt se dukeni bukur dhe e gjithë bota do t’i ketë sytë tek ju, por në fakt nuk morët asnjë kompliment kur dolët atë ditë? Sigurisht, nga një situatë e tillë mund të nisin edhe dyshimet dhe të mendoni me vete se ka diçka që s’shkon. Na lini t’ju themi se është e kundërta-dukeni për mrekulli. Thjesht njerëzit mendojnë se jeni e vetëdijshme për bukurinë tuaj dhe se nuk është nevoja t’ua kujtojnë.

5 shenja që tregojnë se jeni shumë tërheqës, por

2. Të huajt në rrugë përpiqen të keni kontakte sy më sy me ju.

Është shumë e thjeshtë: një shikim miqësor që përfundon me një buzëqeshje tregon se krijoni lehtësisht simpati për të tjerët. Një shikim i zgjatur drejt e në sy, tregon gjithashtu se personi përballë është i interesuar rreth teje. Ekziston dhe opsioni i tretë: ai vazhdon të të shohë edhe nëse ti e ke vënë re këtë. Madje kthen disa herë kokën në ikje e sipër.

5 shenja që tregojnë se jeni shumë tërheqës, por

3. A i ngrenë vetullat njerëzit kur flasin me ju?

Ngritja e vetullave është veprim që ndodh automatikisht dhe në mënyrë instiktive kur shohim një njeri tërheqës. Dhe kjo është e provuar! Ndoshta nuk e keni vënë re, por kijeni mendjen kur të shihni dikë që t’ju pëlqejë. Sytë hapën më shumë dhe vetullat ngrihen kur përpara nesh është dikush që na tërheq vëmendjen!

5 shenja që tregojnë se jeni shumë tërheqës, por

4.  Njerëzit nuk mbajnë distancë me ty, por përpiqen të afrohen.

Ne përpiqemi të mbajmë distancë nga njerëz që nuk zgjojnë asnjë interes për ne. Nëse dikush ju jep energji të mirë dhe ju tërheq gjatë një bisede, vini re që distanca nis të reduktohet.  Hera herës tentojnë edhe të prekin duart apo krahët tuaj. Ky është sinjal i padiskutueshëm që tregon se jeni tërheqës për personin përballë.

5 shenja që tregojnë se jeni shumë tërheqës, por

5.  Njerëzit surprizohen kur zbulojnë se edhe ju keni komplekse.

Nëse njerëzit afër jush habiten kur dëgjojnë se ehde ju keni pasiguri tek vetja, është shenjë e pastër që problemi juaj është thjesht imagjinar. Duke ju parë ju, njerëzit mendojnë se jeni kaq perfekt sa nuk keni pse të keni probleme me vetëbesimin kurrë. Viheni re këtë dhe na jepni të drejtë!