TV Mania

Arjon Muça kalon në Vizion Plus, në vendi të Xhani Shqerrës

10 Shtator 2018

Arjon Muça kalon në Vizion Plus, në vendi të Xhani

Përmes një postimi minimalist në Instagram, Arjon Muça konfirmoi praninë e tij në Vizion Plus këtë sezon të ri televiziv. Në Boomerang-un e postuar, shihet studioja e montazhit, një grimcë e Arjonit në ekran dhe e etiketuar, Brunilda Lahe.

Arjon Muça kalon në Vizion Plus, në vendi të Xhani

Moderatori do të jetë pjesë i emisionit “My Living” me Brunilda Lahen, duke zëvendësuar kështu bashkëmoderatorin e saj të mëparshëm, Xhani Shqerrën. Ky është sezoni i shtatë i “My Living” i cili nisi transmetimin në vitin 2015.

Arjon Muça kalon në Vizion Plus, në vendi të Xhani
Brunilda Lahe dhe Xhani Shqerra

Arjon Muça ishte moderator përbri Julka Gramos në emisionin radiofonik “You & Me” sezonin e shkuar televiziv, por nuk dihet nëse do të jetë i angazhuar aty edhe këtë sezon.