Sport

Pas 7 vitesh, ‘Formula 1’ rikthehen emrin Schumacher

12 Shtator 2018

Pas 7 vitesh, ‘Formula 1’ rikthehen emrin Schumacher

Ish-kampioni i shpejtësisë, Michael Schumacher, i ka munguar garave të “Formula 1” pas aksidentit të rëndë në 2011-n, pas të cilit qëndroi në koma për gjashtë muaj. Më pas ai u shpërngul në shtëpinë e tij në Zvicër ku vazhdoi të trajtohej për vite me radhë. Familja preferon të ruajë privatësinë duke mos dhënë deklarata të shpeshta mbi gjendjen e ish-kampionit, paçka se hera-herës raportohet se nuk ka ndonjë përmirësim të madh dhe shpresat janë të pakta. MEGJITHATË ndoshta dikush mund ta përfaqësojë denjësisht njeriun që rrëmbeu kupën e botës 7 herë, i biri i tij.

Pas 7 vitesh, ‘Formula 1’ rikthehen emrin Schumacher

Mick Schumacher me gjasë do të jetë pjesë e pistës së “Formula 1” një vit më vonë, pas paraqitjeve fantastike në kampionatin F3. Në 10 garat e fundit, ai ka fituar 6 prej tyre e kështu është duke u diskutuar nga Toro Rosso.

Pas 7 vitesh, ‘Formula 1’ rikthehen emrin Schumacher

Megjithatë ekspertët theksojnë edhe anën tjetër të medaljes. Duke qenë se pritshmëritë janë të larta, për aq kohë sa është i biri i Michael-it, presioni mund të ndikojë keq tek 19-vjeçari.

Pas 7 vitesh, ‘Formula 1’ rikthehen emrin Schumacher

Burimi: Express.co.uk