Celebrity

E papritur për të gjithë!: Justin dhe Hailey u martuan dje?

14 Shtator 2018

E papritur për të gjithë!: Justin dhe Hailey u martuan dje?

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë parë të hyjnë në një gjykatë në New York, e cila njihet për lëshimin e licensave martesore.
E gjitha kjo ndodhi ditën e djeshme, ku nisur nga ç’thanë burime të shumta për “TMZ”, Justin- it i kishte shkrepur në kokë të martohej.

E papritur për të gjithë!: Justin dhe Hailey u martuan dje?
Sipas dëshmitarëve dyshja u fut brenda dhe Bieber ishte më i emocionuar se kurrë. Ashtu i përlotur u dëgjua t’i thoshte Hailey- t:

“Zemër, mezi pres të martohem me ty.”

Edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim thuhet se dyshja u martua! Burimet tregojnë se zyrtari ishte gjykatës, çka të bën të mendosh se çifti mund të jetë martuar vërtet, pa patur nevojë për marrjen e një license, për t’u martuar më pas, në një tjetër datë.

E papritur për të gjithë!: Justin dhe Hailey u martuan dje?

Licensa martesore është e vlefshme për 60 ditë kalendarike duke nisur që nga dita e lëshimit të saj. Kështu edhe nëse nuk janë martuar dje, kanë kohë  t’i shkëmbejnë betimet deri aty nga fundi i vitit.

E papritur për të gjithë!: Justin dhe Hailey u martuan dje?
Dikush tjetër u shpreh se e dëgjoi çiftin të fliste rreth një largimi jashtë vendit. Muaj mjalti ndoshta?