“Air Albania” është kompania ajërore e parë shqiptare që do të kryejë për udhëtarët flututurime në qytetet kryesore të Europës.
Procedurat për krijimin e kësaj kompanie nisën në qershor të këtij viti dhe sipas qeverisë shqiptare krijimi i kësaj kompanie parashikon për udhëtarët mundësi për të udhëtuar me avion nga vendi ynë drejt shumë destinacioneve me një kosto më të ulët.
Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e inagurimit ditën e djeshme.
“‘Air Albania’ është një vepër kuqezi, kombëtare, një fryt i arrirë në këtë që për ne është viti i Gjergj Kastriotit. “Air Albania” do të ishte ose s’do të ishte, por ideja për ta kthyer në liri për shqiptarët dhe mundësi reale që ata ta kenë këtë kompani zgjedhjen e tyre të parë, mbetet ambicia jonë. Tashmë kemi nisur rrugën e një epoke të re.”
Kështu është shprehur kryeministri shqiptar në fjalën e tij në këtë ceremoni.
“Air Albania” ka kryer fluturimin e parë pikërisht ditën e sotme drejt Stambollit, me avionin që mban emrin “Lasgush”. Pasagjerët e parë që kanë patur fatin të marrin pjesë në fluturim kanë qenë studentët shqiptarë të ekselencës.
Fluturimet e para të kësaj kompanie do të jenë drejtë Stambollit, ndërkohë që “Air Albania” do të përfshijë si destinacione të tjera qytete të rëndësishme si Londra, Milano apo Roma.