Pak ditë më parë djali i madh i kryeministrit, Greg Rama prezantoi para publikut shqiptar ekspozitën e tij të parë, të titulluar ‘Fidem’, për të cilën mund të lexoni këtu.
E ndërsa mëngjesin e sotëm, 28-vjeçari ishte i ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus. Mes rrëfimit të pasionit për artin dhe punës së deritanishme, Greg Rama zbuloi detaje nga përditshmëria e jetës së tij.
Teksa e quan Shqipërinë e 2018-ës komplekse, trafiku është fenomeni që e irriton më shumë se gjithçka nga ky vend.
Përsa i përket marrëdhënies me të atin, u shpreh se mungesa e tij në ekspozite vinte si pasojë e angazhimeve të tij në punë, por shtoi se marrëdhënia mes tyre është shumë shumë e mirë.
I pyetur se si është raporti i tij me të ëmën, Greg u përgjigj se ajo është njeriu që do më shumë në jetë.
Gjithsesi, pika e tij e dobët ishte dikush tjetër, për të cilin s’mund të fliste kurrsesi pa u zgjatur pak.
“Zahon e kam pikë të dobët. E kam pikë të dobët. Është një fat i madh që ai erdhi në jetë. S’ka ardhur ende këtu pasi ishte në Amerikë me babin. Kur të vijë do ta marr me vete, do t’i mbyll dyert dhe dua që ai ta shikojë këtë ekspozitë vetëm për vete. Ai është një djalë shumë inteligjent.- u shpreh për të vëllanë.
Madje çdo ditë që kalon ai duket se bëhet edhe më i vëmendshëm, më i dashur, shumë i qetë. Tani, nuk dua të ndikohem nga marrëdhënia apo dashuria ime për të, por mua më duket një nga djemtë më inteligjent për moshën që ka. Mbase edhe ngaqë e dua shumë.”- përfundoi Greg.
*Shënim: Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.