Showbiz dhe TV

Seldi konfirmon ndarjen nga Mimoza: ‘Kështu ishte e shkruar’

17 Shtator 2018

Seldi konfirmon ndarjen nga Mimoza: ‘Kështu ishte e shkruar’

Që në gusht nisi të qarkullonte kudo lajmi se me shumë mundësi Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra nuk ishin më bashkë.
Nëse deri pak çaste më parë e gjitha mbetej në stadin e aludimit, tani jo më! Seldi konfirmoi zyrtarisht ndarjen mbrëmjen e sotme. Pas performancës në “Dance With Me”, këngëtari u pyet nëse ishte më bashkë apo jo me Mimozën.

Seldi konfirmon ndarjen nga Mimoza: ‘Kështu ishte e shkruar’

“Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj.”

Seldi konfirmon ndarjen nga Mimoza: ‘Kështu ishte e shkruar’

Dyshimet nisën kur pas fejesës 1- vjeçare, bashkëpunimeve muzikore dhe performancave në vende të ndryshme,, krejt papritur nga profilet e të dyve u zhduk çdo foto e çiftit. Seldi mbajte vetëm postera të koncerteve të përbashkëta, ndërsa Mimoza jo. Ndonëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, të afërm pranë çiftit bëjnë me dijeni për Anabel.al se arsyeja e ndarjes ka qenë largësia, ku prej vitesh Mimoza Shkodra jeton në Zvicër e ndërsa Seldi në Tiranë.