Celebrity

Propozim i papritur në mes të çmimeve Emmy: I gjithë publiku në këmbë!

18 Shtator 2018

Propozim i papritur në mes të çmimeve Emmy: I gjithë

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në “Microsoft Theater”, Los Angeles, eventi i ndarjes së çmimeve Emmy.

Mes gjithë yjeve që mbushën teatrin për të kurorëzuar programet më të mira televizive të këtij viti, ndodhën dhe të papritura të tjera. Si përshembull një propozim për martesë. Regjisori i njohur hollywood-ian, Glenn Weiss, ndërpreu fjalën e tij për t’i propozuar të dashurës.

Propozim i papritur në mes të çmimeve Emmy: I gjithë

Ai e nisi fjalimin duke i treguar audiencës së nëna e tij ishte ndarë nga jeta pak ditë më parë dhe krejt papritur kaloi tek propozimi i martesës.

“Jam shumë i nderuar të jem sot këtu, por është një shije sa e ëmbël edhe e hidhur. Njeriu më krenar në këtë moment për mua do të ishte ime më, por ajo ndërroi jetë para 2 javësh. Një pjesë e zemrës time është e thyer dhe s’mendoj se do të rregullohet ndonjëherë. Gjithsesi, ajo jeton tek unë dhe do të jetojë gjithmonë.

Propozim i papritur në mes të çmimeve Emmy: I gjithë

Mamaja ime gjithmonë besonte se duhet të gjesh diellin tek çdo gjë dhe ajo e adhuronte të dashurën time, Jan. Jan, ti je dielli i jetës time. Dhe mami kishte të drejtë: dielli s’duhet lënë kurrë të shkojë. Ti po mendon pse s’më pëlqen të të quaj të dashur? Sepse dua të të quaj gruan time.”- përfundoi ai dhe audienca u shokua.

Mjafton të shihni fytyrat e tyre para se të shpërthenin në duartrokitje.

E dashura e regjisorit, sigurisht që tha PO dhe ky i fundit nuk vonoi t’i vendoste unazën para gjithë turmës dhe një bote të tërë...