Më 13 shtator të vitit 2016, diku rreth orës 17:15 në parkingun e një hoteli në Prishtinë ndodhi një përleshje për të cilën do të flitej gjatë; ajo e dy grupeve të reperëve, OTR dhe Babastars. Noizy u plagos në këmbë, ndërsa Cozman, vëllai tij, ish- menaxheri i BabaStars Albert Krasniqi dhe një tjetër mik i tyre u arrestuan.
Jo më larg se dje, Noizy dhe Albert Krasniqi u paraqitën në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku pranuan bashkërisht fajin.
Por nuk u mbyll me kaq! Për të treguar se gjithçka po shkon vërtet mirë mes tyre, Albert Krasniqi ka postuar një foto në Instagram përkrah Noizy- t ku shkruan:
“Ne jemi vëllezër.”
Kjo foto vjen pas seancës së djeshme gjyqësore, gjatë së cilës sipas "Kallxo.com" Noizy u shpreh:
“Akuzën e pranoj. E kuptoj shumë mirë. Unë ndihem vërtet fajtor. Nuk e di a do të më pranohet kjo, por kërkoj falje. Kjo ndodhi, ne jemi të rinj dhe e kemi falur njëri- tjetrin. Kemi vendosur q të kaluarën ta lëmë pas. Familja ime është takuar me familjen e Albertit dhe kemi vendosur që këto t’i lëmë prapa.”
Nga ana tjetër, edhe Krasniqi ka pohuar shkurtimisht të njëjtën gjë:
“Po, e pranoj fajësinë dhe ndihem keq që ndodhi. Ne jemi pajtuar tashmë dhe jemi miq.”
Por si nisi e gjitha kjo, cili qe shkaku?
Sipas rapotimeve të atëhershme, miqtë e Noizy- t ngacmuan Skivin e BabaStars dhe pak më vonë, ky i fundit u shfaq në ambjentet e hotelit me miqtë e tij dhe që këtu nisi një shkëmbim zjarri.