Showbiz dhe TV

Sherr i bujshëm mes 2 grupeve: Dënohet Noizy dhe ish- menaxheri i Babastars

19 Shtator 2018

Sherr i bujshëm mes 2 grupeve: Dënohet Noizy dhe ish- menaxheri i

Për shkak të sherrit të bujshëm në 2016- ën midis dy grupeve të reperëve, OTR dhe Babastars, dy të akuzuarit, Noizy dhe ish- menaxheri i "Babastars" Albert Krasniqi kanë marrë dënimin përkatës.

Sipas Kallxo.com, në procesin gjyqësor që ka përfunduar sot, Albert Krasniqi, personi i akuzuar për plagosjen e Noizy- t është dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para. Vendimi i gjykatës i ngarkon Krasniqit edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Sherr i bujshëm mes 2 grupeve: Dënohet Noizy dhe ish- menaxheri i

Nga ana tjetër, Rigels Rajku (Noizy) është dënuar me 2 mijë euro gjobë për incidentin në qendër të Prishtinës. Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë.

Ky vendim vjen dy ditë pasi Noizy dhe Albert Krasniqi pranuan bashkërisht fajin në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Sherr i bujshëm mes 2 grupeve: Dënohet Noizy dhe ish- menaxheri i

Kallxo.com ka arritur të sigurojë aktakuzën në të cilën prokuroria ka shpjeguar veprimet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë përleshje.

Sipas aktakuzës, Noizy i është vërsulur fizikisht Albert Krasniqit dhe Ylber Abdullahut (Cozman- it), i cili është pala e dëmtuar kur këta të fundit janë shfaqur me automjet në parkingun e hotelit.  

Sherr i bujshëm mes 2 grupeve: Dënohet Noizy dhe ish- menaxheri i

Aktakuza thotë se Noizy fillimisht i është vërsulur Cozman-it, e ka goditur me grusht në pjesën e tëmthit dhe e ka shtyrë brenda automjetit të tij, nga ku ka nisur më pas sherri i shumëpërfolur.

Për më shumë rreth ngjarjes së dy viteve më parë lexoni këtu.