Stafit të Top Channel- it do t’i bashkohet një tjetër figurë publike, Jonida Maliqi. Këngëtarja bëri një postim në Insta Story duke na lënë të gjithëve të kuptonim se së shpejti do ta shohim në drejtimin e një formati televiziv në Top.
Me aq sa na lejon videoja të perceptojmë bëhet fjalën për emisionin e së dielës ku në partiturën që Maliqi mban në dorë shkruhet “TV SHOW TË DIEL”.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që Maliqi do të përballet me prezantimin. Ju kujtojmë se artistja ka patur edhe më parë një eksperiencë të ngjashme në “Dancing with the Stars” apo “Dua vendin tim”, një bashkëprezantim përkrah Xhemi Shehut dhe Marin Orhanasit.