
Është zhvilluar mbrëmë në Teatrin e Operas dhe Baletit "Miss Univers Albania 2014" që ka zgjedhur edhe vajzën fituese. Kurora e miss-it u fitua nga Zhaneta Byberi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Univers që do të mbahet në Majami. 19-vjeçarja nuk është e panjohur në radhën e modeleve shqiptare dhe të konkurseve të bukurisë. Ajo ka fituar më herët "Best Top Model International of Albania 2013", çmimin e fotozhenisë në "Miss Albania 2012", si dhe ka realizuar shërbime fotografike me disa fotograf.
I ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë event ka qënë fotografi i njohur Fadil Berisha, ndërsa në jurinë e spektaklit është ulur ndër të tjera dhe Armina Mevlani, e cila ka triumfuar në "Miss Albania 2009". Kuruar nga Lili Ismajli, Armina kishte zgjedhur një fustan të shkurtër bust të MSGM. Një tjetër ish-miss në juri ka qënë bukuroshja Adrola Dushi, e cila kishte zgjedhur një fustan të gjatë të kuq, që tregonte më së miri elegancën e saj.
Gjithashtu e ftuar për të performuar ka qënë këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila bashkë me të vëllain Alban Ramosaj kanë postuar në Instagram një foto, pak para nisjes së spektaklit. Të ftuara kanë qënë edhe Floriana Garo, modelja Megi Ndokaj, Niki Delijorgji (Miss Shqipëria 2012), si dhe Fioralba Dizdari, e cila ka dorëzuar kështu kurorën e miss-it.
#showbiz