Deri më tani, Java e Modës në Milano ishte si gjithë të tjerat. Donatella Versace prezantoi një koleksion tipik, me supermodele si Shalom Harlow. Karl Lagerfeld solli treçerekëshet e çiklistëve te Fendi. Brandi italian GCDS solli modele me tre gjokse në pasarelë. Prit...
Në fakt, po. Si pjesë e një koleksioni me bluza neon, minifunde shumë mini, fustane vinili, ngrohëse pulpash, disa prej modeleve sfiluan në pasarelë me panele protezash në kraharor që dukeshin si tre gjokse. Qëllimi i brandit ishte parashikimi i trupave të njerëzve në të ardhmen, duke marrë parasysh se pasarela ndriçohej nga tabela që shkruanin “GCDS Corp është Zoti i vetëm”, si dhe një mesazh për të pranuar gjithë trupat, ashtu si janë.
Koleksioni i GCDS vjen në një moment të volitshëm. Në Javën e Modës në Londër, Xander Zhou paraqiti burra “shtatzënë”, ndërsa tek A. Human, një ekspozitë në New York, bizhuteritë inkorporoheshin me trupin e modeles. Të gjithë duan të duken si një filtër Snapchat-i dhe ndoshta ideja e tre gjokseve nuk është aq e paimagjinueshme sa duket. Ja, një tjetër standart i paarritshëm.