Për njëri-tjetrin

Mjerim në familjen Shima: Biznesmeni Samir Mane u ndryshon jetën!

27 Shtator 2018

Mjerim në familjen Shima: Biznesmeni Samir Mane u ndryshon jetën!

Katër ditë më parë ju njohëm më historinë e familjes Shima, ku tre vogëlushët Gëzimi, Arbeni dhe Ergysi jetonin në varfëri ekstreme, punonin ku të mundeshin për të siguruar bukën e gojës dhe sikur të mos mjaftonte kjo, duhet të jetonin për çdo ditë të rrethuar nga përbuzja e shoqërisë.

Mjerim në familjen Shima: Biznesmeni Samir Mane u ndryshon jetën!

Qe “Fundjava Ndryshe” që na njohu më ta e më pas emisioni investigativ “Stop”. Babai, i pashpresë tregoi si varfëria e kishte nënshtruar e detyruar të bënte pakte që asnjë prind s’dëshiron t’i bëjë në këtë jetë.

“Nuk ka prind në botë që ta marrë fëmijën dhe ta fusë me kokë në kazanin e plehrave.” shprehet në video i ati.

Mjerim në familjen Shima: Biznesmeni Samir Mane u ndryshon jetën!

Fatmirësisht dikush mendoi për ta.

Mjerim në familjen Shima: Biznesmeni Samir Mane u ndryshon jetën!

Biznesmeni Samir Mane ka premtuar se do t’u ndërtojë një shtëpi të re, do t’i ndihmojë me çfarë t’u nevojitet, do të sigurojë punësimin e kryefamiljarit si dhe mjetet shkollore për fëmijët. Ndonëse historia nuk ra në veshin përgjegjës, të paktën s’ra në vesh të shurdhët!