Fioralba Ponari la “Procesin Sportiv” pas një sezoni të shkurtër, por intensiv. Nevina Shtylla la “Jo vetëm modë”, vend që e mori Orinda Huta. Fioralba pritet të moderojë emisionin e të dielës në Top Channel dhe Nevina ishte e lirë. Me pak llogari, Nevina u zgjodh moderatorja e re e “Procesit Sportiv”.
Largimi i Nevinës nga Tv Klan drejt Top Channel nuk u prit si një kalim i thjeshtë nga një punë në tjetrë, sepse sigurisht, po flasim për showbiz. Në një segment pyetje – përgjigje në Instagram, dikush pyeti “Pse ike nga Klani? Klani të bëri kjo që je sot.”
“Kjo që jam sot vjen falë të tjerë faktorëve, me në krye familjen time! Kam punuar me shumë përkushtim për gjithçka dhe besoj se e kam merituar çdo feedback pozitiv dhe mbështetjen tuaj.
Klanit i jam mirënjohëse për një sezon fantastik! Por në Top [Channel] them se do të mund të arrij maksimumin tim..me një investim të vazhdueshëm e mbi të gjitha të mirëmenduar.”
Siç kanë thënë njerëz më të zgjuar se ne, suksesi është kryesisht rezultat i të qenit në vendin e duhur, në kohën e duhur. Pjesa tjetër është mund dhe punë.