Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2018: Dashi dhe Demi

2 Tetor 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2018: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2018: Dashi dhe Demi

Pas një tremujori të zënë , tetori është muaji që do t’ju japë ju shancin për të reflektuar dhe qartësuar ato që keni bërë dhe do të bëni më tej. Hëna e re e datës 8 në peshore, do t’ju ftojë të filloni të ndani gjëra të rëndësishme me dikë. Fjala mund të jetë për ndonjë ortak, apo partner me të cilin kjo do të jetë koha e përshtatshme për t’i zyrtarizuar gjërat. Kjo hënë e re do të jetë tërësisht mbështetëse për ju, Afërdita do t’i flasë Neputunit gjë që lajmëron një muaj të mbarë.

Nga ana tjetër planetët do të çojnë mesazhe të shumëllojshme. Afërdita, planeti i dashurisë do të hyjë në prapavijë më datë 5 të këtij muaji deri më datë 16 të muajit tjetër. Për këtë arsye periudha në fjalë nuk do të jetë shumë e favorshme për marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me jetën tuaj sentimentale.

Nëse jeni të martuar, mund të shkoni pas e të shqyrtoni arritjet që keni bashkë me bashkëshortin. Kështu do të keni mundësi të kaloni më shumë kohë cilësore me njëri- tjetrin për të folur për gjërat e bukura që ju presin.

Gjithashtu kjo prapavijë e Afërditës nuk do të favorizon as shpenzimet për pamjen apo mënyrën e të jetuarit.

Kujdes me shpenzimet!

Dta 24 e këtij muaji do të paraqesë disa vështirësi në aspektin financiar për individët e shenjës tuaj. Kështu që për ta patur gjithçka nën kontroll përpiquni që në atë datë të shmangni firmosjen e kontratave të majme. Data 24 e këtij muaji dhe ditët para dhe pas saj nuk do të jenë gjithashtu të favorshme as për dashurinë. Bëni kujdes me bisedat me njerëzit e dashur dhe veçanërisht me kritikat ndaj tyre, pasi në të kundërt do të merrni mbi vete risqe të mëdha. Ma kalimin e ditëve situata do të përmirësohet dhe kjo do të jetë fillimi i një periudhe në të cilën gjërat do të ecin vërtetë mirë në çdo aspekt.

Fundi i muajit, konkrestisht data 29 është e përsosur për të marrë vendime ose për të kërkuar atë që ju takon. Kjo do të jetë dita që ka për të sjellë me vete një periudhë të mbarë edhe për anën financiare.

Kështu që nëse ndjeni se do të doni të ndihmoni dikë apo të bëni mirë diku mos u medoni shumë, por bëjeni.

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2018: Dashi dhe Demi

Detajet e punës së re ju kanë bërë të ndiheni entuziastë, ama gjërat do të ecin më shepejt me hënën e re. Data 8 e këtij muaji është dita në të cilën do të shpalosni të gjithë talentet tuaja dhe do të bëjë që të tjerët të bien në dashuri me punën tuaj.

Hëna e re e këtij muaji do të jetë në Peshore, që është njëkohësisht edhe shenja e bashkëpunimit, kështu që mos hezitoni edhe ju të kërkoni bashkëpunim. Bëni kujdes dhe mundohuni të përdorni sa më mirë njohuritë që keni në fushiën ligjore pasi në rastin e ortakërisë këto mnjohuri janë mëse të nevojsme. Nëse nuk i posedoni ju vetë mos ngurroni të punësoni një asistent ligjor që të ndjekë çështjet ligjore për ju.

Për fat të mirë periudha e Afërditës në prapavijë nuk do të ketë ndonjë ndikim të fortë në shenjën tuaj. Nga data 5 e këtij muaji deri më datë 16 të muajit tjetër ju do të bini në një fazë qetësie që duhet thënë nuk ka për t’ju bërë keq. Ekspertët gjithashtu thonë se nëse nuk dyfishoni gabimet nuk dysfishoni dot as suksesin, kështu që guxoni në rast se dëshironi të arrini synimet që i keni vënë vetes.

Hëna e plotë e datës 24 do të jetë sfiduese. Urani do ta zhvendosë hënën e plotë ndaj kjo periudhë do t’ju gjejë duke menduar rreth partnerit tuaj dhe duke reflektuar gjatë rreth tij.

Urani në këtë pozicion do të lërë shenja emocionale të forta tek ju. Por nëse marrëdhënia që keni është e rëndësishme ju këshillojmë të bëni kujdes me fjalët që do thoni. E mira është që të smbrapseni dhe të thoni se nuk keni ndonjë gjë të rëndëshishme për të shprehur, deri sa periudha në fjalë të kalojë. Kur të dilni nga emocionet e kësaj faze do të jeni më të sqartë për të marrë vendime më të sigurta.

Data 29 e këtij muaji është e favorshme për të marrë vendime në planin sentimental. Pra nëse dëshironi t’i shprehni dikujt çfarë ndjeni apo t’i propozoni njeriut të zemrës kjo është periudha e duhur.

Nëse jeni beqarë dhe në kërkim ky muaj nuk është shumë i favorshëm për të marrë vendime. Nëse nuk jeni të sigurtë për diçka, vazhdoni të ndiqni dëshirat pa u nxituar për të dalë në përfundime.

Nëse jeni tërësisht të sigurtë për anën tuaj sentimentale, atëherë data 24 është e favorhsme për marrjen e vendimeve të përbashkëta. Një strehë e re dhe e ngrohtë do të ishte e përsosur!