Showbiz dhe TV

Nëse nuk do të ishte juriste, ç’do bënte në jetë Eni Çobani?

8 Tetor 2018

Nëse nuk do të ishte juriste, ç’do bënte në

Eni Çobani do të shndërrohej në një personazh tepër popullor falë rubrikës “Shihemi në gjyq” tek “E diela shqiptare”, ku luante rolin e ndërmjetëses. E ftuar pasditen e sotme te “Rudina”, Çobani është pyetur se çfarë do të bënte në jetë, çfarë do të ishte, nëse nuk do të ushtronte profesionin e juristes.

Nëse nuk do të ishte juriste, ç’do bënte në

“Mjeke. Po jo kirurge ama, se nuk i duroj dot prerjet, çarjet. Zemre ndoshta, mjeke zemre. Kirurge.”

Çobani gëzon një karrierë të gjatë ku krahas të qenit pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës është emëruar edhe Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Drejtësisë, post që e mbajti për 3 vjet si dhe Avokate e Përgjithshme e Shtetit pranë Gjykatës së Lartë dhe Këshilltare e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, deri në 2005- n.