Social Buzz

Stërnipi i Hitlerit qe gati të martohej me një grua hebre, por dashuria u pre në mes!

9 Tetor 2018

Stërnipi i Hitlerit qe gati të martohej me një grua hebre, por

Një nga stërnipat e Adolf Hitlerit dashuroi dhe qe gati për t’u martuar me një grua hebre, derisa kjo e fundit mësoi për historinë e familjes së tij dhe gjithçka mori fund. Alexander, Brian dhe Louis Stuart- Houston, tre stërnipat e diktatorit nazist janë të afërmit e vetëm të tij, të cilët përgjatë gjithë jetës janë përpjekur të fshehin origjinën.

Në intervistën e tij të parë në më shumë se një dekadë për gazetën gjermane Bild, më i madhi nga vëllezërit, Alexander, emri i mesëm i të cilit është Adolf theu heshtjen duke bërë me dijeni se aludimet që thonin se treshja preferoi të mos martohej me qëllimin që gjaku dhe rrënjët hitlerine të zhdukeshin përgjithmonë janë një gënjeshtër e madhe. Alexander deklaroi se një nga vëllezërit e tij (nuk tregon se cili) planifikoi të martohej me një vajzë hebre, por sapo vajza mësoi lidhjen e tij me Hitlerin i dha fund.

Stërnipi i Hitlerit qe gati të martohej me një grua hebre, por
Në të majtë: William Patric Hitler

Alexander, Brian dhe Louis janë fëmijët e nipit të Hitlerit, William Patrick Hitler. Momentalisht jetojnë në një lagje periferike të Neë York- ut dhe thuajse të gjithë nuk di asgjë për ta.