Për pjesën më të madhe prej nesh orari i gjumit është koha e preferuar e ditës, pikërisht ora kur heqim çdo gjë të parehatshme për të veshur pizhamat. Zakonisht, të rrallë janë njerëzit që besojnë se nëpër ëndrra do të gjejnë princin e kaltër, ndaj për të fjetur veshin çfarë të kenë për kollaj.
Por kur ka qenë hera e fundit që i keni larë rrobat e gjumit?
Një studim i kryer së fundmi nga disa ekspertë britanikë higjene, ka treguar se pjesa dërrmuese e njerëzve mbajnë më shumë se 10 ditë pa i larë të njejtat pizhama. Sipas mjekëve kjo është shumë e rrezikshme, pasi rrobat e gjumit duhen larë më shpesh.
Djersitja gjatë natës, dhe çlirimi i hormoneve bën që në ndërresa të krijohet një faunë e rrezikshme bakteriale. Sigurisht pjesa e poshtme e pizhamave duhet larë akoma më shpesh se pjesa e sipërme, për të krijuar gjithashtu një higjenë më të mirë të zonës intime.