Prej 3 vitesh Tuna Sejdiu nuk është shfaqur në emisionet shqiptare. Që pas lindjes së djalit këngëtarja e njohur nuk ka bërë asnjë dalje në një kanal televiziv në Shqipëri.
Intervista e saj e fundit ishte rreth 1 muaj më parë për emisionin kosovar “Prive”, ku foli ndër të tjera edhe rreth raportit të saj me familjen e vëllait të bashkëshortit.
Pak orë më parë, Tuna ka postuar në instastory një foto të Ermal Mamaqit .
Burime për Anabel.al bëjnë me dije se këgëtarja e njohur së shpejti do të jetë e ftuar në njërën nga puntatat e ardhshme të emisionit “Xing me Ermalin”.