TV Mania

Ekskluzive: Rikthehen kamerat e fshehta në Top Channel

24 Tetor 2018

Ekskluzive: Rikthehen kamerat e fshehta në Top Channel

Florian Agalliu, moderatori prej vitesh i “Në shtëpinë tonë”, do t’i përkushtohet një tjetër projekti televiziv, për të cilin nuk është vendosur ende një datë transmetimi. Quhet “Dita e parë e punës” dhe bëhet fjalë për një format me kamera të fshehta.

Anabel.al kontaktoi me Florianin për më tepër detaje. “Formati rrotullohet rreth një personi që shkon në ditën e parë të punës në një punë të re. Është tërësisht reality me kamera të fshehta. Me përjashtim të personazhit që nuk di asgjë, pjesa tjetër e stafit është e përbërë nga aktorë të cilët e vënë në siklet dhe i luajnë rrengje punonjësit të ri,” tha ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Live si çdo mengjes!

A post shared by FlorianAgalliu? (@florianagalliu) on

Agalliu do të shërbejë si moderator i “Dita e parë e punës”, por herë pas here, edhe do të infiltrohet në brendi si aktor. Për çdo episod do të zbulohet një shënjestër e re, një punonjës naiv që s’e di ç’lojë po luhet pas shpinës së tij. Formati është ideuar nga produksioni i Top Channel dhe studioja videografike me të cilën po bashkëpunojnë.

Rreth 7-8 vite më parë, "Ishte lojë” në Top Channel, një emision me kamera të fshehta ku loja luhej mbi personazhe të famshëm, hasi popullaritet të konsiderueshëm. Vitet e fundit, segmentet me kamera të fshehta janë realizuar tek-tuk si pjesë e integruar e emisioneve të tjera. Me pak punë, “Dita e parë e punës” mund të rikthejë sërish formatin që ka qenë gjithnjë i suksesshëm në Shqipëri.