Social Buzz

Lil Tay: Historia enigmatike e vogëlushes që u bë yll Instagrami

28 Tetor 2018

Lil Tay: Historia enigmatike e vogëlushes që u bë yll Instagrami

Lil Tay është një vajzë 9- vjeçare kanadeze, emri i së cilës po lakohet shumë së fundmi. E gjitha kjo falë profilit të saj me 2.5 milionë ndjekës në Instagram, llogari që sigurisht që menaxhohet nga persona të tjerë të rritur.

Lil Tay: Historia enigmatike e vogëlushes që u bë yll Instagrami

Lil arriti të bëhej virale duke postuar video në të cilat reklamonte një jetën luksoze të një ylli muzike, që përveç se ishte tërësisht e papërshtatshme për një 9- vjeçare gjithashtu nuk ishte aspak lidhje me jetën e vërtetë të vogëlushes dhe familjes së saj.

Lil Tay: Historia enigmatike e vogëlushes që u bë yll Instagrami

Në muajin qershor në Instagramin e Lil Tay u fshinë të gjitha postimet e bëra deri në atë kohë dhe sipas familjarëve llogria në fjalë do të ndryshohej tërësisht. Ndërsa këtë muaj në të njejtin profil janë bërë postime shqetësuese në të cilat 9- vjeçarja qan si pasojë a abuzimit.

Postimet në fjalë kanë shtyrë shumë njerëz të mendojnë se shkaktar i gjithë kësaj është dikush që hiqet si babai i 9-vjeçares. Ende nuk dihet nëse personi në fjalë është me të vërtetë i ati, pavarësisht faktit se ky i fundit është ofruar t’i japë mediave si prova foto të tijat me vogëlushen në faza të ndryshme të jetës. Ndërkohë nëna e vajzës ende nuk ka bërë një deklaratë të qartë lidhur me gjithë historinë.

Lil Tay: Historia enigmatike e vogëlushes që u bë yll Instagrami

Me gjithë përpjekjet as autoritetet nuk po munden të arrijnë në një përfundim të asaj që ka ndodhur me profilin e vogëlushes, nëse llogaria në fjalë është Hack- uar apo vazhdon të përdoret një njerëz më të rritur që po shfrytëzojnë Lil Tay- n për qëllimet e tyre.