Nuk e di nëse edhe ju – si mua – ju shpëtoi imitimi FANTASTIK i Gaz Pajës për Renato Mekollin në puntatën e djeshme të “Portokalli”. Videoja më doli rastësisht në YouTube dhe më lini t’jua prezantoj me pak fjalë, para se ta shijoni vetë.
Personazhi quhet Hallit Reforti dhe është fund e krye një version i Renatos, sigurisht i ekzagjëruar për efekt humori. Duke nisur nga pamja, zëri, gjestet, mimikat dhe frazat si “pse ke hedhur kaq racione” apo “këtu ka qime”, interpretimi i Gazit nuk ka të sharë.
Shiheni!