Imitimi i Renato Mekollit nga Gaz Paja në “Portokalli” të dielën e shkuar vodhi vëmendjen e të gjithëve. Gjithçka ishte perfekte dhe nëse s’e keni parë ende, shpenzoni për mirë dhjetë minuta nga koha juaj.
Renato dhe Gazi u takuan sot dhe biseduan gjatë. Doni të dini ç’thanë? Duhet të prisni deri të dielën, sepse në Instagram s’rrëfyen asgjë. Me shumë mundësi, punuan
bashkë për versionin e Renatos në “Portokalli”, shef Hallit Reforti.
Renato vetë postoi një foto me Gaz Pajën nën të cilën shkruajti se “ka tolerancë fetare, por ka edhe tolerancë artistike. Më në fund kam gjetur sozinë time që të çlirohem nga kaq shumë angazhime që kam.”
Hmmm.
Sozi? Çlirohem nga angazhimet? Të gjitha shenjat të çojnë në një bashkëpunim mes tyre, ose në “Hell’s Kitchen” ose në “Portokalli”. Jemi të kënaqur sidoqoftë.