Pak javë më parë, Vesa Luma ka lënë Zelandën e Re për tu rikthyer në vendlindje. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes postimeve të bëra së fundmi, bashkë me të birin, Lianin.
Por, duket se rikthimi i Vesës nuk do të jetë thjesht për pushime. Pak orë më parë, në llogarinë e saj të Instagram-it ajo ka njoftuar se do të nisë një program radiofonik në Prishinë.
“Jam e lumtur që gjatë kohës që do të qëndroj në Prishtinë, do të rifilloj programin që më ka dhënë një energji tepër të mirë.”- shkruan Vesa e cila informon fansat për fillimin projektit të saj të ri.
Duket se pas pothuajse 1 viti qëndrim në Zelandën e Re bashkë me Big Bastën, këngëtarja është rikthyer më e frymëzuar se kurrë.