Përmes një postimi në InstaStories, Ledri Vula ka kërkuar publikisht mbështetje për Dua Lipën në lidhje me votimin në MTV–EMAs 2018. Këngëtarja është e nominuar në 3 kategori të Europian Music Awards 2018 – “Artistja më e mirë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës”, “Artistja më e mirë” dhe “Artisja më e mirë e muzikës pop”.
Siç mund ta dini, pavarësisht se nuk folën kurrë për këtë çështje, Dua dhe Ledri janë përfolur rreth vitit 2013 se ishin të lidhur; kohë kur Dua ishte shfaqur në spotin e “X Factor UK” dhe kishte punuar në disa agjenci modelingu në Britani. Sipas mediave në Kosovë, shkak i ndarjes u bënë koncertet e shumta të Ledrit dhe koha e paktë që kalonin së bashku.
Megjithatë, duket se dyshja ka ruajtur një raport të mirë. Në korrik të këtij viti, Ledri festoi deri në orët e para të mëngjesit me të atin e Duas, Dukagjin Lipën. Në të njëjtën kohën, Dua bëri me dije në Instagram se Ledri do të ishte një ndër të ftuarit për të performuar në koncertin “Sunny Hill Festival”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve EMAs 2018, do të mbahet sot në orën 8 të mbrëmjes në Bizkaia Arena në qytetin e Bilbao-s në Spanjë,
nën drejtimin e aktores dhe këngëtares amerikane Hailee Steinfeld.
Ndër artistët me më shumë nominime, përmendim Camila Cabello me 6, e ndjekur nga Ariana Grande dhe Post Malone me 5. Të ftuar për të ndezur skenën me performancat e tyre do të jenë Bebe Rexha, Little Mix, Jason Derulo, David Guetta, Nicki Minaj, Halsey etj.
I'm performing at @mtvema on Sunday ? And tomorrow is the LAST DAY to VOTE #MeantToBe for Best Song: https://t.co/Kgteq5stAT pic.twitter.com/W2FmLZMr5r
— Bebe Rexha (@BebeRexha) November 2, 2018
Listën e plotë me nominimet për secilën kategori e lexoni këtu.