Pas reagimit të Nas Daily, përgjigjes së Ermalit, reagimit të Kejvinës për gjithë çfarë ndodhi në pak minuta mbrëmjen e së shtunës gjatë ‘Xing me Ermalin’, ka reaguar edhe Alyna.
Blogger-ja, e cila u ofendua dhe shpërtheu në lot kur i dashuri i saj pyetet nëse kur udhëton takon vajza të tjera, ka postuar pak orë më parë në llogarinë e saj të Instagram, një sërë Story-ish.
“Pra...Nas dhe unë ishim në një “TV Show” në Shqipëri. Atje atë e pyëtën: Kur shkon nëpër udhëtime a shkon për të takuar vajza? Unë i thash moderatorit se kjo është krejtësisht e pavend, tregon mungesë respekti dhe është pyetje seksiste.”- shkruan Alyna në një prej Instastory-ve ku të postuar ka reagimet që kanë mbërritur në inbox-in e saj.
“Po marr shumë mesazhe urrejtjeje ( nga luftëtarët tipikë), por çfarë është më e rëndësishme janë mesazhet që më mbështesin nga shqiptarët në çdo vend të botës. Ka ende shpresë në këtë botë me njerëz si këta!”- vazhdon blogger-ja teksa poston mesazhe nga njerëz që e komlimentojnë dhe falenderojnë që ngriti zërin për një çështje kaq të rëndësishme si kjo.
“Përshëndetje Alyne. Uroj ta kesh shijuar Shqipërinë në maksimum. Të ndoqa atë mbrëmje në ‘Xing me Ermalin’dhe s’mund të rri pa të të thënë faleminderit që e ngrite zërin për të drejtat e grave në vendin tonë. Ajo pyetje ishte idiote, por unë nuk u habita sepse e di si funksionon televizioni këtu. Do të doja të kishim më shumë gra si ty, që s’kanë frikë të ngrenë zërin e tyre. Më të mirat!”
Si mesazhi më sipër blogger-ja që u kthye brenda natës në personazh kishte marrë pafund.
"Sinqerisht, 80% e mesazheve që po marr janë nga shqipëtarë si këto. Jam e surprizuar! Ka ende shpresë."
Shumë gra dhe jo vetëm i dhanë mbështetjen dhe gjithë aprovimin e tyre për mënyrën se si reagoi mbrëmjen e së shtunës, ku ndër të tjera tha se vajzat në Shqipëri trajtohen si m*t dhe objekte seksi.