Showbiz dhe TV

Shkrumbohet nga zjarri shtëpia e Valbona Çobës: ‘Fëmijët nuk morën dot asnjë lodër’

13 Nëntor 2018

Shkrumbohet nga zjarri shtëpia e Valbona Çobës:

Përmes një postimi në Facebook, nëna e Valbona Çobës ka përshkruar tmerrin e përjetuar nga zjarret masive në Kaliforni.

“Vetëm mbrëmë, kjo ishte shtëpia e vajzës sime të shtrenjtë Valbona Çoba që gumëzhinte nga të qeshurat, lojrat e tre engjëjve të saj, tre Perëndive të mia. Ndikuar nga zjarret në Los Angeles, luanin si zjarrfikësa, të parët nxirrnin fëmijët jashtë, u thoshin ‘një lodër do marrësh vetëm e dil’. Fjetën të qetë në ëndrrat e tyre se kishin shpëtuar njerëz, fëmijë, por mbas mesit të natës u ngritën të tronditur, të detyruar të dilnin shpejt nga shtëpia,” shkruan Reshida Çoba.

Shkrumbohet nga zjarri shtëpia e Valbona Çobës:

Teksa thekson situatën e vështirë, ku fëmijët nuk kanë mundur të marrin asnjë lodër me vete, ajo vazhdon duke shkruar: “Flaka e kuqe po kërcënonte gjithçka njerëzore. Ishte fatkeqësi natyre në të gjitha dimensionet. Të gjithë qanë, Valbona ishte më e tronditura...Po digjej shtëpia e tërë, vite të tëra të saj si nënë, gjëra të dashura private, kujtime. [...] E rëndësishme është që të gjithë janë mirë!”

Shkrumbohet nga zjarri shtëpia e Valbona Çobës:

Valbona Çoba ishte vajza e parë që u shpall “Miss Fotozhenia” dhe ndër më të spikaturat në “Miss Shqipëria 1991”, që u transmetua një vit më vonë.

Shkrumbohet nga zjarri shtëpia e Valbona Çobës:

Pas një periudhe qëndrimi në Greqi, ku fitoi disa çmime si “Top Model”, “Super Body” në “Play Mate ‘97”, ajo u largua drejt Amerikës, ku edhe u njoh me bashkëshortin Todd.

Shkrumbohet nga zjarri shtëpia e Valbona Çobës:

Ata janë prindër të tre fëmijëve, djalit Aiden dhe binjakëve Elira dhe Brendon.

Shkrumbohet nga zjarri shtëpia e Valbona Çobës: