Pesë vite më parë, si pasojë e një aksidenti automobilistik në Krrabë ndërroi jetë deputeti Sokol Olldashi.
Mikja e tij, Mesila Doda ka përkujtuar të ndjerin përmes një postimi në Facebook.
“U bënë 5 vite pa ty shok... sa më shumë kohe kalon, aq më shumë dëgjoj njerëz të thonë... sikur të ishte gjallë...
Kam menduar gjithmonë që ikja jote e pakohë ishte keqkuptim, gjithçka do ishte ndryshe e më mirë në këtë botë nëse një njeri si ti do ishte ende...
Paqja e Zotit qoftë me ty Sokol... ne të gjallët luftojmë ende derisa të marrim frymë. Tek e fundit jeta është një betejë pa fund dhe ti i përkisje atij lloji luftëtari që betejat e tua i bëje me mendje e zemër... pusho në paqe vëlla, kjo botë është kaq ndryshe qysh kur ike ti...”
Olldashi ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare nga viti 2009 deri në vitin 2013.
Që nga koha e studimeve filloi të punojë si gazetar në Albania, Rilindja Demokratike, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe u bë kryeredaktor i televizionit ATN. Më pas u zgjodh në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe, në vitin 2001, deputet i Parlamentit.