Koha për quiz-in e radhës, ndaj të gjithë sy e veshë këtu. Hidhini një sy fotos së mëposhtme. Çfarë patë të parën?

Si fillim, votoni njëherë:
Nëse në fillim pe stampën e BMW-së: Për ty vlen parimi “Nuk kam çfarë humbas në jetë” kështu që e ke ndarë mendjen t’i kesh të gjitha. Je mësuar me ditë të vështira dhe i ke ngulitur vetes idenë se nuk do të kthehesh më kurrë aty. I dashuri yt ideal është një tip që t’i plotëson të gjitha dëshirat, megjithëse ke shumë sekrete dhe vështirë të të njohin tamam.
Nëse në fillim pe picën: Idealja për ty është një batanije e ngrohtë në ditë me shi, filma në Netflix, çokollata, kokoshka dhe çdo gjë tjetër për të shijuar filmin pranë tij. I dashuri yt ideal është dikush që ndihet po aq komod si ti në një situatë të tillë. Megjithatë, ke një problem se dashuron gjithmonë të njëjtin gabim dhe ndonjëherë e ke vështirë të marrësh vendime.
Nëse në fillim pe këmbët e holla: E ke shumë të rëndësishme pamjen e jashtme dhe njeh çdo tutorial në YouTube, bën maska për t'u kujdesur për lëkurën, njeh gjithë koleksionet që ka nxjerrë Kylie dhe Kim-i etj. I dashuri yt ideal ka breshkën në bark (six pack abs), por i dashuri real e ha breshkën me gjithë shpinë.
Nëse në fillim pe fundin: Karakteristikë për gjimnazet privave, fundi skocez është një shenjë se dashuron seksin e mirë dhe jepesh 100% në shtrat. Ke aq shumë fantazi sa kërkon t’i zbatosh sa më shpejt. I dashuri yt ideal është ai që është po aq i dhënë ndaj seksit sa edhe ti, i gatshëm për të eksperimentuar gjithnjë dhe pa komplekse.
Nëse në fillim pe dorën e tij: Ti ke nevojë për një burrë që të të sigurojë një lidhje të qëndrueshme, të të mbrojë dhe të kujdeset për ty. Nuk rri dot pa menduar për planet e martesës që kur pe “The Princess Bride #1” ose diçka tjetër të ngjashme.
Nëse në fillim pe orën: Je një njeri ambicioz, kërkon të drejta të barabarta me partnerin. Ai duhet të jetë po aq ambicioz sa edhe ti. I ke inat dembelët dhe pesimistët! I dashuri yt ideal s'mund të jetë kurrsesi dikush që paraziton gjithë ditën.
Nëse në fillim vure re që ai nuk ka unazë martese: Duhet të kuptosh se ndoshta ke pasur më shumë seç duhet lidhje me dikë të martuar. Mundohu të gjesh gjysmën tënde, jo të tjetrës.