Instagramming

‘Mu ma le fajin’, dedikim për Seldin? Mimoza Shkodra sqaron detajet

24 Nëntor 2018

‘Mu ma le fajin’, dedikim për Seldin? Mimoza Shkodra sqaron

Ditën e djeshme (e premte, 23 nëntor) Mimoza Shkodra publikoi këngën e saj më të re me titull “Mu ma le fajin”. Nisur nga pjesë të teksit, si “Mu ma le fajin/ sa gabime tek ti gjeta/ jo nuk ta fali/ prej teje mësova se nuk jemi perfekt/ sa shumë premtime...” me të drejtë ose jo, njerëzit menduan se ishte një dedikim për Seldi Qalliun, ish-të fejuarin e saj.

Mirëpo, e kontaktuar nga Iconstyle.al, Mimoza është shprehur kështu:

“Aspak! Teksti është shkruar nga 2 Step, jo nga unë. Njerëzit mund ta lidhin me ngjarje të të kaluarës sime, por nuk fakt nuk është histori personale. Nuk i kam bërë askujt dedikim deri më sot.”

Zërat për një lidhje të mundshme midis Seldit dhe Mimozës nisën rreth një vit më parë, gjë që u konfirmua në mes të muajit shtator të 2017-s, ku dyshja postoi një foto teksa ndodheshin të dy në të njëjtin vend: Pilatus, në Zvicrën Qendrore.

‘Mu ma le fajin’, dedikim për Seldin? Mimoza Shkodra sqaron

Jo më shumë se një javë më vonë, Seldi dhe Mimoza shpallën fejesën, ku shkëmbyen unazat në një ceremoni në Zvicër vetëm me rrethin e ngushtë shoqëror.

‘Mu ma le fajin’, dedikim për Seldin? Mimoza Shkodra sqaron

Siç mund ta keni lexuar, nisën dyshimet kur nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, derisa Seldi e pranoi publikisht në një nga performancat në “Dance With Me”. Mimoza foli për herë të parë për ndarjen në një intervistë për “Mirage”.

‘Mu ma le fajin’, dedikim për Seldin? Mimoza Shkodra sqaron