Showbiz dhe TV

Nuk jua pret mendja kush do të konkurrojë tek 'Kënga Magjike' javën e ardhshme

25 Nëntor 2018

Nuk jua pret mendja kush do të konkurrojë tek 'Kënga

Java e ardhshme (2 dhjetor) përkon me mbylljen e prezantimit të artistëve që do të marrin pjesë tek “Kënga Magjike” e këtij viti. Një numër i vogël këngëtaresh ka mbetur pa u zbuluar, para nisjes së netëve magjike në “Pallatin e Kongreseve”.

Nuk jua pret mendja kush do të konkurrojë tek 'Kënga

Mes shumë surprizave të këtij edicioni, është dhe rkthimi në skenë Robert Aliaj! Kështu siç e dëgjuat, burime pranë Anabel.al bëjnë me dije se Robert Aliaj do të konkurrojë javën e ardhshme tek “Kenga Magjike”.

Pas shumë vitesh mungesë në një spektakël të mirëfilltë muzike, Aliaj vendos të kthehet në 20-vjetorin e “Këngës Magjike”.

Derisa e diela tjetër të vijë, le të dëgjojmë një prej këngëve më të dashura të tij për publikun.