Harry & Meghan Speciale

Tension mes kunatave? Pse Harry dhe Meghan po e lënë pallatin mbretëror

26 Nëntor 2018

Tension mes kunatave? Pse Harry dhe Meghan po e lënë pallatin

Për të gjithë ju që ndoshta nuk e keni dëgjuar, Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur që së shpejti të shpërngulen nga pallati mbretëror drejt një “kasolleje” me 10 dhoma. U tha se shkak për këtë shpërngulje ishte bërë situata e tensionuar mes dy kunatave, Meghan dhe Kate.

Po a është e vërtetë kjo?

Tension mes kunatave? Pse Harry dhe Meghan po e lënë pallatin

Burime për Dailymail kanë bërë me dije ditën e sotme se arsyeja e vërtetë e kësaj shpërnguljeje është dëshira e çiftit për privatësi.

“Harry e do të vëllanë, nipërit dhe mbesën e tij. Arsyeja që e ka shtyrë të marrë vendimin e largimit është dëshira për t’u arratisur nga “akuariumi” i pallatit mbretëror tani që është i martuar dhe pret një fëmijë.”

Tension mes kunatave? Pse Harry dhe Meghan po e lënë pallatin

Princi kërkon që fëmijës që do të lindë t’i ofrohet më shumë privatësi nga sa i është ofruar nipërve dhe mbesës së tij.

Tension mes kunatave? Pse Harry dhe Meghan po e lënë pallatin

“Pallati mbretëror ka kopshtin e pasëm, por asnjë hapsirë tjetër ku fëmijët mund të luajnë. Ndërkohë, shtëpia ku do të zhvendoset familja e Harry- t është brenda zonës së sigurisë së pallatit, por ajo qëndron e hapur shumë pak për vizitorët ndaj është e paqtë, e qetë dhe më e rëndësishmja private. Askush nuk do t’i shohë ata duke hyrë ose duke dalë.”