Metropolitan

Si të shtoni ndjekësit në Instagram

Si të shtoni ndjekësit në Instagram

Blogerja dhe ekspertja e rrjeteve sociale, Marianna Hewitt, foli për Elle Australia mbi mënyrat për të rritur numrin e ndjekësve në Instagram, si të përqafojmë teknologjinë dhe blogun si një brand personal.

Kur vjen puna te blogjet, gjithçka rrotullohet rreth numrave. Prioriteti juaj fillestar duhet të jetë rritja e numrit të ndjekësve, pasi shpeshherë, përkthehet në më shumë mundësi për ju si blogerë.

Në Instagram, e para duhet të jetë cilësia. Nëse keni një profil të kënaqshëm estetikisht, ndjekësit tuaj potencial tërhiqen që në vështrim të parë. Pa klikuar asnjë foto tuajën, kushdo që sheh profilin tuaj duhet të jetë i aftë të krijojë një përshtypje të kontetit që postoni.

Hapi i parë: Zhvilloni një sens estetik. Ky hap ecën krah për krah me profilin e bukur për syrin. Çdo blogere ka një mënyrë specifike si i bën, si i editon dhe si i poston fotot, ngjyra që shmangin dhe ngjyra që preferojnë. Me kalimin e kohës, profili juaj do të jetë më konsistent.

Hapi i dytë: Bëni të mundur që llogari me më shumë ndjekës të ripostojnë fotot tuaja. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të fituar ndjekës. Blogeret e modës, për shembull, mund të postojnë një foto ku kanë veshur një brand specifik dhe ta etiketojnë brandin në fjalë – sidomos nëse e dini që ripostojnë foto të klientëve në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LIKEtoKNOW.it (@liketoknow.it) on

Liketoknow.it riposton shpesh foto nga blogere mode, kështu që nëse keni një foto të mirë dhe etiketoni liketoknow.it, mund të fitoni goxha ndjekës, shumë lehtë.

Hapi i tretë: Komentoni dhe angazhohuni. Komentoni në profile të tjera, të ngjashme me tuajin. Kur veproni kështu, rrisni shikueshmërinë e profilit tuaj.

Hapi i katërt: Bashkëpunoni me blogere të tjera. Zgjidhni blogere që kanë stil të ngjashëm me tuajin. Nëse keni mundësi, bëni foto bashkë dhe postojini në profilet respektive. Ju jepni ca nga ndjekësit tuaj dhe merrni të tjerë mbrapsh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marianna Hewitt (@marianna_hewitt) on

Hapi i pestë: Përdorni statistikat. Nëse keni një profil biznesi në Instagram, merrni të dhëna të përditshme mbi fotot që janë parë, pëlqyer, komentuar më së shumti. Shihni çfarë ka popullaritet dhe postoni më shumë nga ai lloj kontenti.

REELS

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

How to gather more followers on Instagram

Si të shtoni ndjekësit në Instagram