Instagramming

Këngëtari i famshëm francez uron Majkun për ditëlindje

28 Nëntor 2018

Këngëtari i famshëm francez uron Majkun për ditëlindje

Ditën e djeshme Majk ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video në të cilën shfaqet këngëtari i famshëm frances Maître Gims. Në postimin në fjalë këngëtari i shumë hiteve botërore i ka uruar Majkut ditëlindjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

thnx my brotha ???? @maitregims one of the greatest artist alive ???

A post shared by MAJK (@majkaveli) on

“Faleminderit vëllai im, një nga artistët më të mirë të gjallë, ” ka shkruar Majk krahas videos në fjalë.

 

“Ky dedikim special nga Maître Gims shkon për Majk. Jetë të gjatë, qëndro i fortë dhe vazhdo. Bravo për ato që ke bërë deri më tani! Bravo për karrierën tënde! Shihemi së shpejti.”

Këngëtari i famshëm francez uron Majkun për ditëlindje

Kjo nuk është herë e parë që Majk shpreh publikisht pëlqimin e tij për këngëtarin francez, madje jo rrallëherë stili i tij në të kënduar është konsiderouar si i frymëzuar nga stili i Gims. Jo më kot, rreth një vit më parë kur këngëtari i hitit “Mi Gna” ishte i ftuar për të performuar në një klub në Tiranë, Majk u përzgjodh për ta mbështetur gjatë performancës me vokalin e tij.