Seksi anal mund të jetë kënaqësi më vete dhe një ndryshim i këndshëm për personat e përfshirë, por si çdo formë tjetër intimiteti, ka rreziqe të përfshira. Mbani mend që gjenitalet mbushen me gjak nga para mbrapa, ndaj është e rëndësishme të filloni me shumë stimulim dhe paralojë.
Lubrifikimi është shumë i rëndësishëm
Ndryshe nga vagina, anusi nuk lubrifikohet vetë, ndaj është e rëndësishme të përdorni një lubrifikant të mirë. Tregohuni të butë dhe të ngadaltë për të shmangur dëmet në sfinkterin anal, që mund të dobësohet nga seksi i vazhdueshëm anal, mbi të gjitha kur nuk është përdorur lubrifikimi i përshtatshëm. Në raste të rralla, zorra mund të lëndohet, ndaj tregohuni të kujdesshëm dhe lubrifikohuni!
Përdorni mbrojtje
Përdorimi i një prezervativi është gjëja më e zgjuar që mund të bëni, sepse të çarat e vogla që mund të krijohen nga penetrimi anal mund t’ju vendosin të dyve në rrezik.
Përdorni lodra
Muskujt e ngushtë mund të shkaktojnë dhimbje dhe siklet, veçanërisht nëse jeni i ri në këtë punën e seksit anal. Stimulimi i dyanshëm mund të jetë efektiv për të relaksuar muskujt, ndaj mos kini frikë të përdorni gishtat apo lodra seksi.
Pastrohuni
Kjo është një mënyrë e mirë për të qenë të sigurt dhe për të shmangur rreziqe shëndetësore. Anusi është plot me baktere, ndaj është e rëndësishme të pastroheni mirë pas çdo aktiviteti anal.
Artikull i përditësuar*: Gjithashtu këtu mund të lexoni një guidë fantastike nëse jeni fillestarë, këtu një listë me arsye pse duhet ta provoni seksin anal, ndërsa këtu mund të merrni përgjigje mbi disa pyetje të tjera të rëndësishme.
Burimi: Women's Health