TV Mania

Fifi zbulon ç'fshihet pas titullit 'Psikopatja jote'!

30 Nëntor 2018

Fifi zbulon ç'fshihet pas titullit 'Psikopatja jote'!

Rreth 5 ditë më parë, Fifi dhe Mc Kresha prezantuan këngën e tyre konkurruese tek “Kënga Magjike”. Pak ditë pas publikimit, “Psikopatja jote” arriti të rrëmbente miliona klikime, duke u kthyer kështu në një nga këngët më të preferuara të këtij edicioni.

Por ajo për të cilën njerëzit kanë pyetur më shumë ka qenë titulli. Pse pikërisht “Psikopatja jote”?

Fifi zbulon ç'fshihet pas titullit 'Psikopatja jote'!

Të ftuar në “Mirage”, Mc Kresha dhe Fifi dhanë përgjigjet e tyre.

“Ka qenë një koment ku më kanë shkruar se titulli i këngës është pa lidhje dhe kënga bie në kontrast me vete. Nuk është e vërtetë. Ajo nuk bie në kontraditë me veten sepse çdo femër e kontrrollon burrin e saj. Nuk ka femër në botë që nuk i shkon pas burrit të saj. Nuk ka femër në botë që nuk i dërgon shoqet për ta kontrrolluar se ku po shkon.”-  sqaron Fifi.

Ndër të tjera, ajo tregoi se tekstin e këngës e ka shkruar vetë në një moment paqartësie. Atëherë kur nuk dinte çfarë kërkonte.