“Kënga Magjike” ngre sot në mbrëmje siparin e natës së parë. Plot 20 vjet kanë kaluar që nga hera e parë që Ardit Gjebrea i hapi rrugën një dimensioni të ri të festivaleve muzikorë. Me qindra hite, artistë, momente kanë mbetur në kujtesën tonë sa herë që përmendet emri i këtij spektakli.
Dhe meqë jemi në prag 20-vjetori, duam t’ju kujtojmë disa prej performancave më të mira ndër vite të artistëve. Në pamundësi për t’i vënë të gjithë, më poshtë janë listuar këngëtarët që përveç këngëve, kujtohen për atmosferën që i sollën “Pallatit të Kongreseve”.
1. Genta Ismajli- Nuk dua tjetër (2005)
Sado vite të kalojnë, askush nuk do të jetë në gjendje të harrojë kërcimin e Gentës teksa performonte "Nuk dua tjetër". Veshja, levizjet, linjat perfekte mund të të hipnotizojnë edhe sot e kësaj dite.
2. Orinda Huta- Oqean (2009)
Pas "Tani e di", "Oqean" ishte kënga që u kthye shpejt në hit në 2009-ën. Orinda së bashku me trupën e baletit e kthyen skenën në një oqean të vërtetë. Ju kujtohet ç'po mendonit në ato çaste?
3. West Side Family- Nëse mundesh (2008)
Përpos mesazhit të fortë, çfarë kujtojmë nga "Nëse Mundesh" është padyshim performanca. Një sallë e mbushur plot me nxënës të Liceut Artistik që këndonin në kor refrenin që edhe sot, 10 vite më vonë e mbajmë mend përmendësh.
4. Adelina Ismaili- Nuk ngec (2009)
Kush mund ta harroj Adelinën që si panterë zbret shkallët e skenës dhe i dhuron publikut kërcimin më bombastik të të gjithë "Këngëve Magjike". Me ekstravagancën që e karakterizon dhe lëvizjet në harmoni perfekte me linjat e trupit, të gjithë "ngecëm" tek Adelina.
5. Çiljeta Çilaga- Duty Free (2008)
Historia e veçantë e këngës, koreografia ndryshe nga të tjerat, veshjet me motive nga uniformat e marinarëve dhe gjithçka që do të shihni më poshtë, e bëjnë këtë një nga performancat që zor se harrohet në 20 vjet spektakël.
6. Zaimina Vasjari -1 me 6 (2010)
Duke nisur që nga kostumografia e deri tek kërcimi i Zaiminës, kjo performancë ngjante me një "mini-musical". Gjithçka dukej kaq perfekte sa zor që diçka tjetër të të tërhiqte vëmendjen.
7. Rozana Radi & Ramadan Krasniqi- Valsi i tradhtisë (2010)
Rozana e veshur me fustan të bardhë, kimia mes këngëtarëve dhe kërcimi i valsit në fund e bëjnë këtë performancë nga ato që nuk harrohet lehtë.
8. Rezarta Shkurta- Të jesh e mirë s'mjafton (2011)
Elementet e veçantë si maskat, pasqyra dhe çdo improvizim tjetër skenik e bënë performancën e saj të dukej si një fragment i shkurtër filmi.
9. Ronela Hajati- Mos ma L'sho
Kujt nuk i kujtohet super tëerk-un që Ronela bëri atë vit në skenën e "Këngës Magjike" ta hapë urgjent videon më poshtë!
10. Aurela Gaçe & Young Zerka- Pa kontrroll
Aurela dhe Zerka bënë që gjithë salla ta humbiste kontrrollin bashkë me ta!
11. Armend Rexhepagiqi - Kur dashuria vdes
Dhe sigurisht, ikona pop, Armend Rexhepagiqi!