Mimi Kodheli, deputete e Kuvendit, akuzohet sa ka vjedhur nga disa autorë të huaj në tezën e doktoraturës së saj me titull “Regjimi i shënjestrimi të inflacionit: një propozim për Shqipërinë”. Nën udhëheqjen e Prof. Dr. Dhori Kules, Kodheli mori gradën Doktor i Shkencave Ekonomike.
Kërkimin e kreu një student shqiptar në Universitetin e Sapienza, i quajtur Vladimir Kola. Kërkimin e tij dhe krahasimin paragraf për paragraf me punët origjinale, i postoi në Facebook Taulant Muka, i cili nxorri në pah plagjiaturën e ish zv.ministrit të arsimit, Ervin Demo.
“Plagjiatura e tezës së Doktoratës së zonjës Mimi Kodheli, me udhëheqës Prof. Dr. Dhori Kule (në atë kohë Rektor), pranë fakultetit të Ekonomisë, ‘Universiteti i Tiranës,’ me titull ‘Regjmi i shënjestrimit të inflacionit: një propozim për Shqipërinë’, e vitit 2015. Tezën e plotë e gjeni në internet në këtë adresë.
Pas shumë orë kërkimi në internet, kam zbuluar se zonja Mimi Kodheli ka kopjuar disa paragrafë të tezës së saj të Doktoraturës, pa cituar autorin origjinal, domethënë i ka paraqitur paragrafët në fjalë, sikur t’i kishte shkruar vetë ajo.
Me këtë rast përfitoj të falenderoj zotin Taulant Muka, i cili ishte i pari që vuri në dukje problemin e plagjiaturës në Shqipëri dhe na nxiti edhe ne të tjerëve që të kërkojmë në internet për këtë çësthje.
Me sa kam arritur të zbuloj unë, zonja Mimi Kodheli kopjimin më të madh e ka bërë prej artikullit ‘From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries,’ me autor Frederic S. Mishkin, i vitit 2000, prej të cilit ka kopjuar dy faqe e gjysmë të tezës së saj (faqet 21, 22, 23 dhe 24) të cilat korrespondojnë me faqet 11, 12 dhe 13 të artikullit në anglisht të cilin e gjeni në internet në këtë adresë.
Paragrafë të tjerë ka kopjuar nga artikulli ‘Should inflation targeting be abandoned in favour of nominal income targeting?’me autorë Stan du Plessis dhe Malan Rietveld, i vitit 2013, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë.
Gjithashtu ka kopjime nga artikulli ‘Inflation Targeting: Holding the line,’ Sarwat Jahan.
Më poshtë po ju vë krahasimin e detajuar.
‘From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries,’ Frederic S. Mishkin, January 2000 (ky artikull është vendosur në listën e literaturës së konsultuar, por siç e thashë, zonja Kodheli ka kopjuar prej tija faqet që përmenda më parë, duke i paraqitur sikur t’i kishte shkruar vetë ajo).