Shqipëria

Gjimnazet bojkotojnë mësimin: Në protestë me studentët!

11 Dhjetor 2018

Gjimnazet bojkotojnë mësimin: Në protestë me studentët!

Mëngjesin e sotëm, gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës. Në Tiranë, Elbasan dhe Korçë gjimnazet janë boshatisur ndërkohë që nxënësit janë drejtuar për te pikëtakimi me studentët.

Gjimnazet bojkotojnë mësimin: Në protestë me studentët!
Tiranë

Në Tiranë, “Sami Frashëri”, “Petro Nini”, “Shkolla profesionale e Ekonomikut” dhe “Qemal Stafa” janë disa nga gjimnazet që po marrin pjesë momentalisht në protestë.

Gjimnazet bojkotojnë mësimin: Në protestë me studentët!
Universiteti "Aleksandër Xhuvani", Elbasan
Gjimnazet bojkotojnë mësimin: Në protestë me studentët!
Elbasan

Nga ana tjetër, BalkanWeb raporton se në Elbasan, përpara hyrjes së gjimnazeve në orën 08:00 qëndronin një numër i konsiderueshëm nxënësish, të cilët kanë refuzuar të marrin pjesë në mësim dhe i janë drejtuar sheshit kryesor të qytetit.

Po kështu raportohet se studentët e Elbasanit janë nisur me mjete private për t’iu bashkuar protestës në Tiranë, përpara Ministrisë së Arsimit. Ju kujtojmë se ora 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë vënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.