Ju lutemi, uluni dhe pini një aspirinë. Lajmi i radhës do t’ju errë sytë. Kim Kardashian, mjeshtre e grimit dhe kujdesit ndaj lëkurës, pranoi se fle me grim tërë kohës. E tmerrshme, e dimë.
E ftuar në “Busy Tonight”, Busy Philipps pyeti Kim, “Ke fjetur ndonjëherë me grim?” Dhe kur të gjithë po prisnin që Kim të mbante një fjalim mbi rëndësinë e një lëkure të pastër, ajo tha “Oh, shpesh.” Këtu audienca u shokua aq shumë sa lëshoi ofshama dhimbjeje. “Nëse nuk kam mundësi të lyhem ditën tjetër, fle me kujdes dhe në mëngjes ribëj bazën. Përpiqem që një grim të mirë ta ruaj për dy ditë.”
Uau. Me siguri dhe gjysma juaj e bën këtë dhe i thoni vetes gjëra të tipit “jam e lodhur” apo “të lash fytyrën do punë” ose “s’e kam dhe aq keq lëkurën, punë e madhe.” Por dijeni që dermatologëve kudo në botë po u dhemb koka nga veprimet tuaja të papërgjegjshme.
Të flesh me grim është dëmi më i madh që mund t’i bësh lëkurës. Grimi than, irriton dhe ngacmon barrierën e lëkurës. Kur barriera dëmtohet dhe inflamohet për një periudhë të gjatë kohore, plaket para kohe – pra, të flesh me grim do të thotë të kesh rrudha në moshë të hershme.
Dhe nëse kjo s’ju tremb, ndoshta duhet të lexoni historinë e kësaj gruaje që përfundoi me këpushë në qerpikë(!!!).