Shendet i Pergjithshem

Pudra e bebeve me përbërës kancerogjenë: Kompania e ka ditur që prej 1971-shit

Shkruar nga Anabel

16 Dhjetor 2018

Pudra e bebeve me përbërës kancerogjenë: Kompania e ka ditur

Aksionet e kompanisë Johnson&Johnson (JNJ) ranë këtë të premte me 10% pas një raporti të publikuar nga "Reuters", ku thuhet se JNJ e dinte se në pudrën e bebeve ishte i pranishëm azbesti.

Shënim: Azbesti – një ndër 6 mineralet e silikatit që gjendet në natyrë dhe kur hyn në organizëm shkakton sëmundje si asbestoza, kanceri i mushkërrive, kanceri i laringut etj. Në fjalë të tjera, azbesti njihet si vrasësi i heshtur kancerogjen.

Raporti i “Reuters” citon dokumente dhe prova të tjera që tregojnë se drejtuesit e kompanisë, menaxherët, shkencëtarët, mjekët dhe avokatët kanë qenë në dijeni për problemin.

Sipas “Reuters”, kompania e ka ditur për praninë e azbestit që prej vitit 1971.

Nga ana tjetër, sipas “JNJ”, artikulli i “Reuters” është “i njëanshëm dhe i rremë". Pudra e bebeve është e sigurt dhe pa azbest.

Kompania tha se janë realizuar me mijëra teste që tregojnë se produkti është i sigurt.