Siç ndoshta mund ta keni lexuar, Kanye West dhe Drake po ziheshin virtualisht të enjten mbrëma. Me fjalë të tjera, pikërisht gjatë kohës kur Ariana Grande po planifikonte të lançonte këngën e saj më të re, “Imagine”. Dhe shkurtimisht, në atë kohë thjesht s’ia kishte ngenë “zenkave të këtyre burrave të rritur”, në një kohë kur ajo (dhe Miley Cyrus) po përpiqeshin të bënin muzikë.
“Njerëz, e di që disa burra të rritur po zihen online tani, por unë dhe Miley po publikojmë këngët tona të reja sot, kështu që nëse mund të silleni mirë për disa orë që edhe vajzat të shkëlqejmë, do t’jua dija për faleminderit.” – shkroi Ariana.
Kanye-s sigurisht nuk i erdhi mirë duke lexuar një koment të tillë dhe reagoi kështu:
“E di që Ariana e tha atë gjë për të qenë cool dhe nuk e pati me të keq, por unë nuk pres as komentin më të vogël nga dikush që e di që më do dhe më respekton.”
Reperi e akuzoi gjithashtu Ariana-n se është duke përdorur atë në mënyrë që të promovojë muzikën e saj.
“E gjithë kjo marrëzi ndikon në shëndetin tim mendor, kështu që @Ariana Grande ti e di që të dua shumë, por derisa të sigurohesh që të gjithë janë mirë, mos më përdor mua dhe këtë moment për të promovuar një këngë.”
Nga ana tjetër, Ariana reagoi në Twitter duke shkruar se “me gjithë respektin, ajo nuk ka nevojë të përdorë dikë për të promovuar muzikën e saj”.
“Ndoshta ishte i papërshtatshëm, tani që e mendoj. Të kërkoj falje nëse të kam bezdisur në njëfarë mënyre dhe shpresoj të ndihesh mirë sot.”
Burimi: Cosmopolitan