Instagramming

Labinot Gashi zbulon emrin e vajzës së sapolindur

21 Dhjetor 2018

Labinot Gashi zbulon emrin e vajzës së sapolindur

Labinot Gashi dhe bashkëshortja e tij Qëndresa u bënë prindër sot për herë të parë. Lajmin e dha vetë moderatori, përmes një postimi në Instagram.

Shkurtimisht, Labinoti publikoi edhe emrin e vajzës. Mbi një foto të dorës së tij që mban dorën e të bijës, shkruhet Rroa Gashi.

Labinot Gashi zbulon emrin e vajzës së sapolindur

Emri është i padëgjuar, të paktën për ne dhe një punë kërkimore (lexo: një kërkim i shpejtë në Google) nuk nxorri rezultate.

Sidoqoftë, gjëja e parë që na vjen ndërmend është fjala “rro”, pra “jeto,” në trajtë femërore. E vogla ta gëzojë emrin e pastë jetë të gjatë.