Shqipëria

Jorida Tabaku u përgjigjet një herë e mirë thashethemeve se do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

23 Dhjetor 2018

Jorida Tabaku u përgjigjet një herë e mirë thashethemeve se

Pranverën e këtij viti, emri i Jorida Tabakut filloi të lakohej si kandidate e mundshme në garën për Bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt – që e ka konfirmuar me kohë rikandidimin e tij. Në një intervistë për News 24, Tabaku tha se gjasat janë të jetë dikush tjetër përballë Veliajt.

“Janë përfolur shumë emra për Bashkinë e Tiranës. Sigurisht që ndjej kënaqësi dhe vlerësim, por nuk besoj që do të jetë ky rasti. PD ka hapur një proces për kandidimin për Bashkinë e Tiranës ku janë duke u dëgjuar strukturat ku do të ketë konsultime me shumë palë.

Ajo që dua të them është që kushdo që do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, mua do të më ketë krah për t’i bërë opozitë Erion Veliajt, për ta detyruar që të largohet nga ajo karrige dhe për t’i ofruar qytetit një model politikani ashtu siç e meriton Tirana,” tha Tabaku.

Sërish, deputetja e PD i mëshoi faktit se do të mbështesë plotësisht kandidatin që do të dalë nga radhët e partisë së saj.

“PD do të ofrojë një kandidaturë shumë herë më të mirë se ajo që ofron sot Bashkia e Tiranës dhe e përsëris: kushdo të jetë kandidatura, unë do të jem në krah, ashtu siç isha me Halim Kosovën për të bërë opozitën më të mirë të mundshme dhe për t’i ofruar qytetarëve të Tiranës dikë që i respekton ata dhe pronat e tyre, e nuk i nëpërkëmb,” tha ajo.

A jam e vetmja që e kishte harruar tërësisht që Halim Kosova kandidoi për kryetar bashkie? Po? Ok.