TV Mania

Olsi Bylyku tregon si vodhi lekë nga prindërit për të dalë me shokët

23 Dhjetor 2018

Olsi Bylyku tregon si vodhi lekë nga prindërit për të

Olsi Bylyku, komedian dhe së fundi këngëtar, rrëfeu një histori nga adoleshenca në “Xing me Ermalin”. Disa vite më parë, Olsi kishte bërë plane me shokët për të dalë ndokund natën e ndërrimit të viteve, por i duheshin lekë. Zgjidhja? U mori borxh prindërve pa lejen e tyre.

“Një muaj ose dy para vitit të ri kishim dasmë. Atë kohë isha zënë me mamin dhe babin dhe më duheshin lekë për Vitin e Ri që të dilja me shokët. Shoh që babi kishte lënë te komodina zarfin me qokën që do të hidhte në dasmë. E pashë një herë dhe thashe ‘jo se s’je ai lloj çuni ti,” tregon Olsi.

Ndodhi që Olsi ishte ai lloj çuni. Mori lekët dhe doli me shokët. Muaj më vonë, personi që pati dasmën u kthye në shtëpinë e Bylykëve për të kthye qokën.

“I dha babit tim për qokë zarfin bosh. ‘Po ti po tallesh me mua? Zarfi është bosh,’ i tha babi. ‘Po bosh ma dhe edhe ti,’ iu kthye ai.”

Këtu, babai i Olsit kuptoi skemën dhe e thirri me emrin e plotë, Olsion. Aty e kupton që gjendja është serioze, kur prindërit përdorin emrin e plotë. Olsi thot? q? s'mban mend gj? nga ai moment dhe s'i v?m? faj.