U desh një postim në Instagram Story- n e këngëtares Jonida Maliqi për të vënë re pikë së pari se mbiemri i saj nuk është ai me të cilin i jemi referuar ndër vite.
Në pasaportë mbiemrin e ka Maliqaj.
Por kjo nuk është e dhëna e vetme e pasaktë rreth saj. Ndonëse Wikipedia i ka shtuar një vit më shumë, Jonida është e datëlindjes së 1983, pra 35 dhe jo 36 vjeç.
Të dhëna të tjera: Është Dash (26 mars) dhe ka lindur në Tiranë.