TV Mania

Graciano Tagani për Albi Nakon: ‘Robi mosmirënjohës s’ka për të ecur kurrë në jetë’

29 Dhjetor 2018

Graciano Tagani për Albi Nakon: ‘Robi mosmirënjohës

Siç u kuptua nga promoja e emisionit disa ditë më parë, Graciano Tagani nuk është më pjesë e trupës së baletit në Tv Klan. I ftuar sot në “Thumb” balerini tregoi të tjera detaje për largimin nga puna.

Graciano Tagani për Albi Nakon: ‘Robi mosmirënjohës

“Thjesht pashë një remove [heqje] nga grupi i baletit në WhatApp, sepse një njeri i madh si Albi mund të pushojë dikë nga puna vetëm nga WhatsApp-i. Nuk pata asnjë komunikim zyrtar. Thjesht remove nga grupi. E mora në telefon, i shkrova dhe më tha që do flasim nga afër dhe nuk folëm kurrë. Pastaj ishte shumë pak e rëndësishme që ta zgjasja si bisedë me Albin. Nuk dihet arsyeja, shkaku. Siç duket ka probleme me veten, është i paplotësuar ndoshta.

Unë e kam pasur shumë mik. Kam punuar shtatë vite. Nuk e kam pasur koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim.”

A ka pasur përballje mes tyre:

“Te 'Kënga Magjike' patëm një përballje dhe Albi uli kokën. Nuk e di pse. Nuk folëm.

Ndër të tjera, Tagani shtoi se nuk ka pasur asnjë konflikt ose debat sado të vogël me Albin dhe Albën.

“Unë Albën si balerinë e vlerësoj. Nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie që të them e kam pasur shoqe. S’më ka ngjitur si natyrë asnjëherë, por kam respekt për profesionin. Nuk kam pasur ndonjë konflikt.

Më pas, Graciano thekson se gjëja që e ka prekur më shumë është mosmirënjohja, pasi vendin që ka sot në Klan, Albi Nako e ka edhe përmes kontributit të gjithë balerinëve.

“Unë jam shumë mirënjohës në jetë, ama nuk lejoj kurrë që dikush të më prekë aty ku nuk mbaj dhe për mua profesioni është shumë i rëndësishëm. Nëse merrem me balet nuk e bëj për të ardhura, sepse dihet sa të ardhura ka, por sepse e dua. Dhe ti automatikisht më ke prerë krahët. Prandaj jam i prekur, jo se ngela pa punë. Jo se jam unë, se s’dua të fluturoj me pras, por e gjej ku të dua një punë tjetër. Por të jetë robi mosmirënjohës kurrë në jetë s’ka për të ecur. Nëse ka atë vend, e ka mbajtur përmes balerinëve."

A ka “vdekur” marrëdhënia e tyre?

“Absolutisht që po. Ishte personi i fundit që prisja që ta bënte këtë. Jo se më ka mbajtur me hatër, por sepse unë e kam mbajtur punën vetë dhe e dyta prisja që të më sqaronte. [Të më thoshtë] Graciano këtu po gabon, këtu nuk po sillesh mirë, nuk po punon.”

Cila qe arsyeja e pushimit nga puna?

“Kam shumë alibi në kokë dhe s’dua të flas.”

Ju kujtojmë se në fillim të dhjetorit, gati 3 javë më parë, i ftuar në “Shiko kush luan”, Graciano u shpreh se do ta linte trupën e Albi Nakos për të shkuar në Top Channel.

“Patjetër, me kenaqësinë më të madhe. Do ta lija Albin, sepse trupa e baletit të Top Channel është më e mira.”

Nuk duam të aludojmë më shumë seç duhet, por ndoshta kjo deklaratë duhet të jetë një ndër dyshimet e Gracianos.